Haradinaj: Çmimi i energjisë është rritë aq sa as mafia energjetike nuk e ka pritë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar rreth kërkesës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se çmimi i energjisë elekrtike është rritur në mënyrë drastike.

“Çmimi i energjisë nuk është ngrit me 9% por është rritë aq sa as mafia energjetike nuk e ka prit. Ndarja tarifore që nënkupton rritje minimale për shpenzuesit prej 600 kilovat është mashtrim që nuk mbulohet”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij ata që nuk i besuan kësaj radhe do të paguajnë nga xhepi i tyre.

“Që nga fillimi, kurrë nuk kemi pas asnjë dilemë që gjithçka për çka qëndroi VV dje, sot është mashtrim dhe demagogji në qeverisje. Ata që nuk na besuan kësaj radhe do të paguajnë nga xhepi i tyre muajin e parë pas aplikimit të tarifave të reja. Rritja do të jetë shumë më e madhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë kurse banesat dhe shtëpitë e zbrazëta të diasporës sonë dhe mijëra apartamente të zbrazëta nuk do të mjaftojnë që të maskojnë dëmin që do të ketë xhepi i qytetarit”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë në Facebook:

Çmimi i mashtrimit Që nga fillimi, kurrë nuk kemi pas asnjē dilemë që gjithçka për çka qëndroi VV dje, sot është mashtrim dhe demagogji në qeverisje. Ata që nuk na besuan kësaj radhe do të paguajnë nga xhepi i tyre muajin e parë pas aplikimit të tarifave të reja. Çmimi i energjisë nuk është ngrit me 9% por është rritë aq sa as mafia energjetike nuk e ka prit. Ndarja tarifore që nënkupton rritje minimale për shpenzuesit prej 600 kilovat është mashtrim që nuk mbulohet. Rritja do të jetë shumë më e madhe për të gjithë që jetojnë në Kosovë kurse banesat dhe shtëpitë e zbrazta të diasporës tonë dhe mijëra apartamente të zbrazta nuk do të mjaftojnë që të maskojnë dëmin që do të ketë xhepi i qytetarit. Ju qeveri e VV-së mbase mund edhe të mburreni se po reduktoni shpenzimet e administratës publike e bile edhe në kuvend ju mund të pini ujë nga ujësjellsi por ju po goditni në mirëqenien e qytetarit në shifra tepër të mëdha. Jo veq 100 milion euro taksa të qytetarit por shumë më shumë keni shpenzuar për energji këtë gjysmë dimri sepse jeni të paaftë dhe prireni nga mashtrimi. Për ju, jo substanca por pamja është primare. Ky dhe dimrat tjerë do të jenë të gjatë, të errët dhe qe besa edhe të shtrenjtë për qytetarin e Kosovës dhe atë në shumë fusha, jo vetëm në energji.RH

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.