Kusari – Lila (VV): Në dhjetor e kam kuptuar peshën e krizës energjetike

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka folur rreth krizës energjetike në vend.

Ajo tha se e ka kuptuar në dhjetor që Kosova do të përballet me krizë energjetike, pas rënies së bllokut në Termocentralin Kosova “B”.

“Unë e kam kuptuar peshën e kësaj krize kur është bërë njoftimi për rënien e bllokut në Kosovën “B”, pra në dhjetor”, është shprehur Kusari – Lila në “Rubikon” në Klan Kosova.

Më tej, ajo ka folur edhe rreth kërkesës së ZRRE-së për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike, ku tha se Ministria e Ekonomisë ka bërë publike se me 75 milionët e ndara parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë.

“Edhe pse si proces ajo nuk është e përfunduar, dhe si i tillë do të merr edhe dy javë kohë, Ministria e Ekonomisë ka publikuar lajmin që parashihet të amortizohet ndikimi eventual i rritjes së çmimit të energjisë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kusari – Lila, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se tarifa për një KW në orë nuk është përcaktuar ende, dhe se Ministria e Ekonomisë ka publikuar një kufi deri në të cilin nuk ka ndryshim fare të çmimit të energjisë, apo vërehet pak, që është deri në 600 KW në orë, ndërsa mbi atë konsum tarifa, sipas saj, do të jetë prapë e kontrolluar por në raport me importin e energjisë elektrike.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.