Lushtaku ironizon me Kurtin: KREJT dhe DREJT rritjes së çmimeve

Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku ka reaguar rreth kërkesës për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Lushtaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria e tanishme nuk e ka hallin e qytetarëve por vetëm të bizneseve. Ai madje ironizoi me sloganin e Vetëvendosjes “Krejt dhe drejt”, të cilën kjo parti e kishte përdorur gjatë fushatës.

“KREJT dhe DREJT rritjes së çmimeve! Albini & Company, tash e tutje nuk e kanë hallin e qytetarëve por të bizneseve, që kanë qëllim vetëm interesin e tyre. E kanë humbur çdo ndjeshmëri për qytetarët me marrjen e pushtetit”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Por, me rëndësi votat e 50,28% të qytetarëve me të drejtë vote i kanë marrë. Durim për juve që nuk i keni votuar! Ndërsa, ju që i keni votuar, përgëzime për shtrenjtimin e rrymës, produkteve ushqimore, materialit të ndërtimit etj”, ka shkruar tutje ai.

Sipas tij, kjo parti e kishte pasur hallin vetëm të karriges e jo të popullit.

“Zot, na ruaj nga injoranca, demagogjia dhe hipokrizia e kësaj qeverie!”, ka vazhduar Lushtaku.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.