Ministri Ismajli viziton të lënduarit e aksidentit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vizituar të lënduarit në aksidentin e sotëm në Gjilan që janë të shtrirë në Spitalin e Gjilanit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se gjendja e të lënduarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Ismaili ka falënderuar ekipet mjekësore të Spitalit të Gjilanit dhe të QKUK-së për intervenimin e tyre në këtë rast.

Postimi i plotë i tij:
Sapo vizitova të lënduarit që janë të shtrirë në Spitalin e Gjilanit nga aksidenti fatëkeq që ndodhi sot atje.
Gjendja e të lënduarve në këtë spital është stabile dhe jashtë rrrezikut për jetë.
Për momentin janë tre persona të lënduar të cilët po trajtohen për lëndime më të rënda në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po u jepet i gjithë trajtimi i nevojshëm.
Falënderoj të gjitha ekipet mjekësore, sikur në Spitalin e Gjilanit por edhe në QKUK, të cilët që nga momenti që ka ndodhur aksidenti kanë qenë në gjendje gatishmërie për të ofruar të gjithë ndihmën e duhur.
Mobilizimi do të vazhdoj deri në trajtimin e të gjithë të lënduarve nga ky aksident, qoftë edhe nëse paraqitet nevoja për dërgimin e ndonjërit prej tyre për trajtim jashtë vendit.
Uroj që ky të jetë aksidenti i fundit dhe pamje të tilla të mos shohim më në rrugët e Kosovës.

 

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”