Gjendet i vdekur 20 vjeçari në Skenderaj, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur mbrëmë pa shenja jete në shtëpinë e tij në Skenderaj.

Bëhet fjalë për një 20 vjeçar nga fshati Qirez, i cili dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës por që nuk ka dhënë shumë detaje.

“Skenderaj,  21.11.2021 – 21:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin e Policisë.