Senati amerikan e konfirmon Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë

Senati amerikan ka konfirmuar se Jeffrey Hovenier do të jetë ambasadori i ri amerikan në Kosovë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

 

Kujtojmë se në korrik, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka nominuar Jeffrey M. Hovenier, për ambasador në Kosovë, si pasues i Philip Kosnettit.

Nominimin e ambasadorit të ri e kishte uruar edhe ambasadori aktual i SHBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett.