Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij pasi VV dështoi të fitonte më shumë se katër komuna në mbarë vendin. Komentet Kadaj-Bujupi i bëri në emisionin Pressing në T7.
Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi thotë se nuk janë të vërtetë fjalët e Albin Kurtit, kryetar i VV’së që ‘të gjithë u bënë kundër VV’në në balotazhin e 14 nëntorit”. Ajo kujton se edhe VV ka bërë koalicione parazgjedhore në disa komuna ku ka garuar.
“Thotë të gjithë kundër nesh. Nuk është ashtu sepse në nëntë komuna ka bërë marrëveshje të koalicionit. Në shtatë prej tyre të hapura në dy a tri të fshehta. Diku kanë funksionuar diku jo sepse marrëveshjet nuk funksionojnë çdo herë.
“Por meqë e ke bërë veprimin dhe e ke bërë marrëveshjen e koalicionit nuk mundesh me thënë ‘unë kam bërë marrëveshje, të tjerët kanë bërë pazare’, ku është dallimi? Kur e ke bërë marrëveshjen ke bërë marrëveshje. Pse marrëveshja e partive tjera quhet pazar e marrëveshja e kryeministrit Kurti po u quajka marrëveshje. Për të njëjtin qëllim, me mbërri me marrë një komunë më shumë, me mbërri me marrë pushtet më shumë, këtë s’po e kuptoj”, tha Kadaj-Bujupi.