Pak më parë persona të armatosur kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari në Prizren, ku si pasojë kanë plagosur pronarin e dyqanit.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, derisa veturës me të cilën qarkullonin ia kanë vënë zjarrin.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.
Indeksonline ka siguruar pamje teksa digjet vetura në Lubizhdë të Prizrenit.