Komuna e Dragashit dhe Junikut janë komuna në të cilat lehtësisht mund të përmbyset rezultatit pasi të numërohen votat me postë dhe ato me kusht.
Kjo për faktin se në këto dy komuna rezultati mes kandidatëve është tepër i ngushtë, transmeton Indeksonline.
Në Dragash ka fituar PDK dhe kandidati i saj, Shaban Shabani me 50.21% të votave, ndërsa Bexhet Xheladini i LDK-së ka fituar 49.79% të votave.
Ndërsa, në Junik, kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu i LDK-së ka fituar me 50.61% të votave, ndërsa Agron Kuçi i AAK-së, ka fituar 49.39% të votave.
Ditëve në vijim pritet në QNR të numërohen votat me postë dhe ato me kusht.