Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte duke raportuar.
Deputetja Deliu ka thënë se qeveria Kurti këta shtatë muaj ka politizuar institucionet me punësime të familjarëve, raporton Gazeta Express
Teksa zëvendëskryeministri Bislimi i ka replikuar Deliut duke i thënë se po pranohet që institucionet kanë qenë të politizuara.
Pas kësaj replike, deputetja Deliu e ka lëshuar mbledhjen.
“Gjithmonë për qeveritë paraprake asnjëherë për politizimin që jeni duke e bërë ju nëpër institucione”, ka thënë Deliu gjatë daljes nga salla.