Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër. Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës.
Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin.
Rrepat përmbajnë folat dhe betainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj.
Mjekësia popullore vë theksin tek domosdoshmëria e kësaj perime, madje këshillohet të gjithë amvisat që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.
Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rindërtojnë arteriet, ruajnë nivelin e gjakut, ndihmojnë anemikët, përmbajnë vitamina të ndryshme.