MSH-ja nuk i jep çasje në dokumente, Dardan Molliqaj: Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Daradan Molliqaj thotë se institucionet që qeverisen nga Vetëvendosje janë të mbyllura meqë sipas tij mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej.

Ai tha se Qeveria dhe Kuvendi janë të bukerizuara por edhe tejet të ngathta. Shembuj për këtë ai ka thënë se kanë kaluar 53 ditë prej dorëzimit të kërkesës për qasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me vendimin e datës 12 gusht për lirimin e masave të pandemisë dhe atë të që tashmë kanë kaluar 33 ditë prej se PSD ka dorëzuar peticionin për faljen e borxheve ndaj pandemisë. Për të dy këto ai thotë se nuk kanë marrë përgjigjie.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Bunker – Qeveri

Paaftësi dhe paranojë. Ky është kombinim fatal. Institucionet që qeverisen nga VV janë të mbyllura sepse mënyrë funksionimi e kanë dyshimin dhe shohin rrezik gjithandej. Por, jo rrallë gjërat mbesin pezull nga mungesa e kompetencës.

Paranoja sjell bunkerizim, paaftësia pezullim e mungesë pune. Qeveria dhe Kuvendi janë të bunkerizuara, por edhe tejet të ngathta. Ja shembujt konkret:

1. Kanë kaluar 53 ditë ç’prej se kemi dorëzuar kërkesën për çasje në dokumentet publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Vendimi i dates 12 gusht për lirim të masave të pandemisë në vlugun e infektimeve duhet të zbardhet. Për këtë duhet ta dimë rekomandimin e IKShP-së. Ministria po hesht.

2. Kanë kaluar 33 ditë prej se i kemi dorëzuar në Komisionin për Peticione plotësimet e kërkuara nga KQZ lidhur me Peticionin për Faljen e Gjobave të Pandemisë. Edhe këtu asnjë përgjigje.

Ligji për Qasje në Dokumente Publike detyron Ministrinë e Shëndetësisë që një gjë të tillë ta bëjnë brenda një afati 7 ditor. Ata patjetër se janë në shkelje të ligjit. Por, mungesa e transparencës është simptoma e parë për një problem që po zihet brenda. Paaftësinë dhe paranojën nuk po e fshehin dot. Se çfarë po ruhet nga fshehja e informacionit do ta ndjekim deri në fund.