Gazetari kosovar, Halil Berisha, ka folur për herë të parë pas dëshmisë që ka dhënë Gjykatën Speciale.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka falënderuar të gjithë personat që e kanë përkrahur publikisht e privatisht.
Për pjesën e paraqitjes në Hagë, s’ka dashur të flasë shumë, por vetëm ka theksuar se stresin e presionin ia kanë larguar të gjithë ata që e kanë përkrahur.
“Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj.
Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam besu e kam prit që kanë me reagu, nëse jo për diçka tjetër, me ndihmu në ndaljen e paragjykimeve, po që për arsye t’panjohura për mu, nuk e kanë thanë as edhe një fjalë”, thuhet në postimin e tij.
Ndryshe, gazetari Berisha është përgjigjur në Hagë, lidhur me konferencat për shtyp që i mbanin ish-krerët e OVL e UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, dy krerët e OVL-së së UÇK-së, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj u arrestuan me urdhër të Gjykatës Speciale. Ata akuzohen dhe po gjykohen për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Postimi i tij i plotë:
Faleminderit nga zemra krejtve ❤
Po e nisi me këtë falënderim për s’pari familjen, pastaj kolegët e ish-kolegët, shoqërinë e në veçanti ata që edhe pa më njoftë personalisht më kanë përkrahë publikisht e privatisht.
Kjo pavarësisht paragjykimeve t’para kur qytetarët më kanë pa në atë dhomën e famshme.
Falenderim t’veçantë kam edhe për avokatin Arianit Koci, me t’cilin për disa ditë me radhë, çdo ditë, jemi taku n’Hagë të Holandes.
Arianiti ndihmë të jashtëzakonshme me ka jap edhe para se me shku n’Hagë. Bile krejt këtë punë u kanë i vullnetit me e bo edhe pa asnjë cent. Pak, shumë pak njerëz mujnë me ba këta. Faleminderit shumë Arianit ❤.
Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj. Mos t’harroj, faleminderit edhe për ata që kam besu e kam prit që kanë me reagu, nëse jo për diçka, me ndihmu në ndaljen e paragjykimeve, po që për arsye t’panjohura për mu, nuk e kanë thanë as edhe një fjalë