Mehaj, Berisha, Quni e Hadërgjonaj bëjnë homazhe në Koshare

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ish-ministrat e mbrojtjes, Rrustem Berisha, Anton Quni e gjeneral Fadil Hadërgjonaj kanë bërë homazhenë në Koshare.

Mehaj tha se menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, natyrshëm rruga i çoi për në Koshare.

“Sot, menjëherë pas kthimit nga SHBA, së bashku me ish-ministrat e mbrojtjes, z.Rrustem Berisha dhe z. Anton Quni, si dhe gjeneral Fadil Hadërgjonaj, rruga natyrshëm na dërgoi në Kosharen Legjendare, ku në Kompleksin Memorial të Betejës së Lavdishme të Koshares, bëmë homazhe në nderim të 113 Heronjëve të Kombit e Atdheut”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje, Mehaj tha se lufta dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë popullit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbeten përjetësisht binomi i lirisë së vendit.

“Lavdi e përjetshme heronjëve të Brigadës së Famshme ” Agim Ramadani” dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Atdheut”, ka shkruar Mehaj.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.