Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në “Info Magazinë” në Klan Kosova ka folur për miratimin e buxhetit për vitin 2022.
Ai me theks të veçantë foli për buxhetin e miratuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Berisha tha se nëse ky buxhet mbetët në shumën e 100 milionëve, atëherë ky do të jetë buxhet i mbijetesës, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse mbetët në vlerën e 100 milionëve, është buxhet i mbijetesës, do të thotë e ruan standardin ku jemi tani. Për mallra dhe shërbime, investime kapitale etj. Ky do ta ruajë të njëjtin standarda ashtu siç edhe është i planifikuar”, u shpreh Berisha.
Ai tha se do të duhej të përmbushej kërkesa buxhetore e forcës për buxhet shtesë.
“Nëse përmbushet kërkesa buxhetore e forcës për buxhet shtesë, për modernizim, atëherë merita e Qeverisë do të ishte në çoftëse lejon buxhet më shumë sesa është e planifikuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, sepse kur është bërë plani ka qenë një vit indeks që është llogaritur së pari inflacioni, pastaj nëse kemi menduar që në fazën e dytë do të planifikojmë krahas rekrutimit të personit që janë 840 rekrutë të rinj, këtë vit në sistem page do të futen diku 400 pjesëtarë të rinj dhe këta janë të planifikuara, që do të thotë se këtu nuk ka diçka shtesë”, tha deputeti i PDK-së.
Ai gjithashtu tha se forca zhvillohet mbi bazën e planit gjithpërfshirës të tranzicionit.
“Forca zhvillohet mbi bazën e planit gjithpërfshirës të tranzicionit, një plan që ka rezultuar nga rishikimi strategjik i sektorit të sigurisë, ky plan ka një afat zhvillimor të forcës 10 vjeçar për shkak të mosgrumbullimit të buxhetit në një vit, pra mos rendimit të tij dhe është shpërndarë në 10 vite për ta ruajtur balancin në raport me dikasteret e tjera ku qeveritë kanë obligim për t’i çuar përpara”, tha ai.
Tutje, Berisha tha se buxheti që është miratuar nga Qeveria për vitin 2022 vjen prej kërkesave që vijnë nga brenda forcës.