Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci njoftoi se sot ka biseduar në telefon me Hashim Thaqin dhe Rexhep Selimin, të cilët ndodhen në Hagë. Ai tha se kjo bisedë ishte ndër më emocionalet në jetën e tij.
Ai tha se bisedat ishin plot ndjeshmëri, pasi për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, Lladrovci kishte rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre.
“Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.
Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre.
Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.
I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.
Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!”, ka shkruar Lladrovci.