Sipas burimeve jozyrtare mësohet se koalicioni qeverisës në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri është në prag të prishjes, shkruan Fokusi.info.
Arsyeja e prishjes së koalicionit, sipas po këtij burimi është se dje kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Sedat Rashica.
Pas këtij vendimi, zyrtarë të lartë të VV-së nga Vushtrria dje në orë të mbrëmjes kanë shkuar në Prishtinë për të biseduar me zyrtarë të lartë nga qendra e LVV-së.
Sipas këtij burimi, mësohet se sot zyrtarë të lartë nga qendra e LVV-së në Prishtinë kanë qëndruar në Vushtrri, ku mbi katër orë diskutime kanë vendosur që t’i japin ultimatum prej 24 orësh, kryetarit të komunës, që nëse nuk e tërheq vendimin për shkarkim të Rashicës, koalicioni në Vushtrri do të prishet./Fokusi.info/