Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me Covid-19, ndërsa janë regjistruar 35 raste të reja pozitive.
Sipas raportit, brenda kësaj kohe janë shëruar 79 pacientë të infektuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 51 raste aktive, ndërsa deri më tani janë administruar 1.468.152 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.