Kjo ishte vërtetë e papritur, por gjyqtarët i kanë dhënë fitoren Dominic Boesel ndaj Robin Haxhi Krasniqit.
Pavarësisht që dukej se Krasniqi dominoi në shumicën e raundeve, kështu nuk mendojnë gjyqtarët që i dhanë fitoren gjermanit.
Derbi ishte i baraspeshuar mes dy boksierëve, ku Krasniqi dha goditje më të shpeshta.
Por, në fund, fitues i këtij takimi, u shpall nga gjyqtarët pasi nuk kishte nokaut dhe ai ishte Boesel.Kështu, Boesel tani është kampion i ri i botës për titullin IBO.