Rritja e çmimit të energjisë/ Berisha “kërcënon” Ramën: Guxo po ta mbajti!

Ditën e sotme kryeministri Rama përmes një deklarate për mediat njoftoi se po vjen një krizë e madhe energjetike. Sipas tij, kjo krizë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëe pasi do të rriten çmimet. Rama u shpreh gjithashtu se kriza ka nisur në Kinë dhe në Angli si dhe po përhapet në tregjet botërore. Por në lidhje me deklaratën e tij, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka “kërcënuar” Ramën për rritjen e çmimit. “Guxo po ta mbajti”-shkruan Berisha ndër të tjera.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Shkaku themelor i rritjes stratosferike te cmimeve qendron:1-Vjedhjen, vjedhjen dhe para se gjithash vjedhjen e narkoqeveritareve. 2-Klientela dhe monopoli saj ne cdo fushe. ps: Nje jave me pare deklaronte eksport energjie, sot flet per krize energjitike dhe rritje cmimi! Guxo po ta mbajti! Sb