Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Abu Dhabi dhe sot ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Politikave, ku në fjalën e tij tha se problemet me të cilat përballet bota sot janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, dhe se duhet bashkëpunim për ti zgjidhur.
Po ashtu Rama nënvizoi se Shqipëria beson e angazhimi i thellë është i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria brenda një dekade pret që të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.
“Vendi im është një nga vendet më të vogla në botë, kështu që tundimi për të folur është vërtet i madh. Unë besoj se globalizmi është këtu dhe do të qëndrojë për aq kohë sa jetojmë në të njëjtin planet e ngrohemi nga i njëjti diell. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin përtej kufijve, po bëhet më i madh pavarësisht refuzimeve, por duhet të bashkëpunojmë. Problemet me të cilat përballemi bëhen çdo ditë e më të ndërlidhura, ja marrim ngrohjen globale. Në këtë kohë sfidash globale, kërkohet një qasje globale.
Shqipëria bëson se përtëritja e një angazhimi të thellë është shumë herë më i nevojshëm për paqen dhe sigurinë. Këshilli ministerial ra dakord për një sërë angazhimesh për të luftuar krimin e organizuar, gjatë kohës që kryesonim OSBE-në. Shqipëria tashmë do jetë për herë të parë një anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB.
Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të qendrueshëm. Ne jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së për mjedisit. Jemi të përqëndruar në diversifikimin e energjisë. Qeveria do miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e prodhimit të energjisë.
Ne kemi përjetuar solidaritein e Emirateve të Bashkuara pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Ata ishin të parët që shprehën solidaritetin jo vetëm me fjalë por me vepra. Shqipëria u ka qëndruar pranë popullit afgan në lidhje me atë që ndodhi atje.
Qeveria shqiptare mori përsipër për të pritur deri në 4000 afganë. Më kanë pyetur Pse? Duke bërë një gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Ne e bëmë sepse u detyrohemi fëmijëve tanë, ata nuk duhen rritur në një mjedis ku u thuhet të mbyllin dyert, ata duhet të mësojnë përmes veprave dhe jo fjalëve”, u shpreh Rama.