Ambasadori amerikan në Beograd: Puna në Bruksel s’ka mbaruar ende, palët të jenë fleksibile

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey ka deklaruar se sipas informacioneve që ka ai ende asnjë marrëveshje nuk është arritur në mes delegacioneve të Kosovës dhe Beogradit në Bruksel.

Godfrey tha se është në kontakt me Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar i cili aktualisht është në Bruksel lidhur me zhvillime e atjeshme, transmeton lajmi.net.

“Jam në kontakt të ngushtë me mikun tim zv/ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, i cili është në Bruksel për të treguar mbështetjen për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Kjo punë nuk ka përfunduar, por është bërë përparim i mirë. Palët duhet të jenë fleksibile dhe të vazhdojnë të punojnë për të arritur këtë qëllim. Tani është koha”, deklaroi ai.