Sot në një kanagjegj në fshatin Sibovc të komunës së Podujevës një person ka shtënë me armë zjarri.
Me këtë rast, është njoftuar Policia e Kosovës dhe ka ndaluar veturat e dasmorëve që kishin marrë nusen për të kontrolluar ato.
IndeksOnline mëson se Policia ka konfiskuar armën dhe është shoqëruar në stacion policor një person i dyshuar me inicialet S.O.
Po ashtu, është konfiskuar një karikator dhe pesë fishekë.
Me vendim te prokurores së shtetit i dyshimti lirohet në procedure të rregullt.