Sami Lushtaku shpall kandidaturën: Jam i vendosur t’ia kthej namin Skënderajt

Sami Lushtaku nga PDK-ja ka shpallur kandidaturën për kryetar të komunës së Skënderajt.

Lushtaku para simpatizantëve të PDK-së tha se është i vendosur t’ia kthej namin kësaj komune.

“PDK-ja në Skenderaj është e vendosur t’ia kthej namin PDK-së. Mendoj që puna e PDK-së nuk ka qenë e lehtë por megjithatë unë besoj se do ia dalim”.

I pranishëm ishte edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili u shpeh i bindur se do të dalin fitues në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.