Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.
Në mesin e viktimave fatkeqësisht janë edhe një çift nga Kosova të cilët jetojnë në Gjermani, mëson “Indeksonline”.
Trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha.
Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës.
Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti.
Përveç Gjermanisë më këtë situatë po përballën edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra.