Isa Mustafa e paralajmëron Kurtin për Asociacionin

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 nga ai me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Mustafa në një përgjigje me shkrimin për InDoks, komentoi edhe qasjen e Albin Kurtit karshi kësaj teme.

Ai është shprehur se Vetëvendosje e Kurti duhet ta kuptojë se më nuk janë në opozitë. Madje sipas tij do të detyrohen të veprojnë.

“Zotëri Kurti dhe VV e kanë kundërshtuar marrëveshjen për Zajednicën me të gjitha mjetet. Tani janë në pozitë, jo në opozitë, janë në një rol krejtësisht tjetër dhe me përgjegjësi tjera. Deklaratat nuk iu bëjnë punë, do të detyrohen të veprojnë, prandaj fjala është e tyre, jo e imja.”, ka thënë ish-kryeministri.

Mustafa tutje u shpreh se ligjin për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e gjeti kur u bë kryeministër, prandaj edhe nëse nuk i ka pëlqyer, si kryeministër ka punuar që të zbatohet ligji.

“Asociacioni është një formë e bashkëpunimit të komunave me shumicë serbe në çështjet e pushtetit lokal. Ky Asociacion i pazakontë sepse formohet mbi baza etnike. Poashtu, edhe pse Gjykata Kushtetuese është shprehur, se ky Asociacion duhet të jetë si asociacioni ekzistues, në fakt ai nuk është. Marrëveshja e ratifikuar me Ligj, thotë se ky asociacion do të ketë kontroll të plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit lokal.., asociacioni ekzistues nuk e ka këtë kompetencë. Ndërkaq, Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i trete, ashtu siç është trumbetuar”, theksoi ai.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.