Schwarz harron prap kë e përfaqëson, flet kundër vendit të vet: BE s’duhet të fajësohet për gabimet e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz ka thënë se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta fajësojnë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.

Ajo në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka lënë të nënkuptohet se vendi akoma nuk ia ka dalë në integrimin drejt BE-së si dhe për liberalizim të vizave, njofton Klan Kosova.

“Duhet të vlerësohet, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe prapambetjes, Bashkimi Evropian na ka ofruar më të mirën që ka mundur, perspektivën e anëtarësimit në projektin më të suksesshëm në historinë e Evropës”.

“Për këtë arsye, e më shumë për veten tonë, ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, duhet që ta zbatojmë sundimin e vërtetë të ligjit, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit, duhet të garantojmë liri të medias, duhet të zhvillojmë vërtetë reformën në drejtësi… nuk ia kemi dalë akoma, dhe nuk kemi arsye ta fajësojmë Evropën për gabimet tona”.

“Askush këtu nuk duhet ta mashtrojë veten duke thënë ose menduar se do të mund të kishim qasje pa i përmbushur detyrat e shtëpisë, Kosova, qeveria jonë dhe qytetarët tanë nuk do të bllokohen drejt ndarjes, cinizmit dhe alternativave tjera siç është i ashtuquajturi mini-shengeni”, ka thënë Gërvalla.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.