Personi që mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën mesditën e sotme në Suharekë ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
”Tani më si pasoj e plagëve, viktima S.D. Rreth 60 vjeçar, ka humbur jetën”, tha ai për Front Online.
Dyshimet e para të Policisë janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për një parking, ku i dyshuari dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
Viktima fillimisht ishte dërguar me urgjencë në Emergjencë, me shenja jete, por në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, i dyshuari, rreth 60-vjeçar, është identifikuar nga Policia, por aktualisht ndodhet në arrati.
Policia është vënë në kërkim të tij, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
