Një person i gjinisë mashkullore ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Suharekë.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi se rasti është raportuar rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.
I plagosuri, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
Ndërkohë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet, ndërsa hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat e rastit.
