Milaim Zeka: Nuk ndryshova unë, ndryshoi Albin Kurti- Ai tha s’ka negociata, tash do ta nënshkruaj autonominë

Analisti politik, Milaim Zeka ka reaguar ndaj një pyetje të shikuesve.

I pyetur se përse ka ndryshuar qëndrim në raport me Albin Kurtin, Zeka ka theksuar që nuk ka ndryshuar ai, por kryeministri aktual.

”Ai që ka ndryshuar është Albin Kurti, e jo unë”, tha ai në “Politiko” në Kanal 10, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, Kurti ka theksuar jo negociata, por Vetëvendosje, e tash po ndodhë e kundërta.

“Ai ka theksuar se s’ka dialog pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve, e tash po shkon atje”, tha ai.

Sipas Zekës, Albin Kurti do ta nënshkruaj edhe autonominë për veriun e vendit.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.