2.840 shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në Mbretërinë e Bashkuar gjatë tre muajve të parë të vitit 2021.
Për këtë periudhë, shqiptarët ishin të dytët në numrin e azilkërkuesve në Angli, ndërsa të parët ishin iranianët me 3,523 kërkesa, shkruan JOQ, transmeton Fokusi.info.
Ndërkohë, në vendin e tretë renditen shtetasit eritreas me 2,373 kërkesa.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve shqiptarë është ulur me 657 kërkesa.