Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Bekim Krasniqi nga fshati Zhilivodë e Komunës së Vushtrrisë, shkruan Fokusi.info.
Bekimi ishte ushtar i Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte ndër të parët në Qyqavicë.
Pas përfundimit të luftës ishte inkuadruar në Policinë e Kosovës, ku shërbeu me nder dhe profesionalizëm dhe kishte gradën rreshter.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë dhe bashkëluftëtarë të tij./Fokusi.info/