Gold Ag dhe Hysni Klinaku sjellin këngën “Djali i ushtarit” (Video)

Gold Ag së bashku me Hysni Klinakun ka sjell këngën më të re muzikore në tregun shqiptar të bazuar në ngjarje të vërtetë.

“Djali i ushtarit”, titullohet kënga më e re e këngëtarit, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Në videon e këngës mjaft domethënëse me rolet paraqiten edhe aktorët Çun Lajçi dhe Leze Qena.

Theksojmë se për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdes vet Gold AG gjersa për orkestrimin Fatos Canolli.

Për videon e këngës u kujdes video kompania e njohur shqiptare, M Production.

Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e këngëtarit, i cili ka paralajmëruar edhe disa të tjera gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/