Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të armatosur të kryer nga Nikolaus Cruz (19) ndaj një shkolle të mesme në qytetin Broward të shtetit Florida të SHBA-ve.
Presidenti amerikan, Donald Trump, disa orë pas incidentit bëri një postim në Twitter.
“Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me familjet dhe të afërmit e personave të cilët kanë humbur jetën në sulmin e tmerrshëm në Florida. Asnjë nxënës, mësues ose ndonjë tjetër nuk duhet të ndjejë veten i pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar Trump.