Së paku 17 persona kanë vdekur të mërkurën, pasi një ish-student i kësaj shkolle hapi zjarr në hapësirat e shkollës së mesme në Parkland, Florida, raporton CNN.
I dyshuari për vrasjet quhet Nikolas Cruz, 19-vjeç dhe është një ish-nxënës në këtë shkollë, prej së cilës ishte dëbuar, i cili vrau të paktën 17 persona, në një masakër që tani është bërë një nga 10 vrasjet më vdekjeprurëse në historinë moderne amerikane, njofton CNN.
Hetuesit besojnë se i dyshuari tërhoqi alarmin e zjarrit për të nxjerrë sa më shumë njerëz jashtë për t’i vrarë. Cruz besohet se është fshehur mes qindra nxënësve që iknin nga shkolla, sipas zyrës së Sherifit të Qarkut Broward. Hetuesit ishin në gjendje të identifikonin Cruzin nga videot e sigurisë në shkollë dhe e gjetën atë në një lagje të afërt në Coral Springs, Florida, sipas policisë.
Zyrtarët e arrestuan atë pa ndonjë incident.