Tërmeti i fuqishëm “shkund” Greqinë, ja zona që ndjeu më shumë lëkundje

Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë ka goditur herët në mëngjesin e kësaj të mërkure, qytetin e vogël grek të Nafpaktos.

Ky qytet i vogël ndodhet në bregun verior të Gjirit Korinthian, tha Instituti Gjeodinamik i Athinës, shkruajnë mediat helene.

Tërmeti kishte epiqendrën 11 km (7 milje) në juglindje të qytetit në një thellësi prej 6.0 km (4 milje) në 0336 GMT.

Nuk pati raportime të menjëhershme të dëmtimeve, tha departamenti i zjarrfikësve.

BalkanWeb