Paralajmëron Prokuroria: Çdo person që e fotografon votën, arrestohet!

Të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Koordinatorja nacionale e Prokurorisë për zgjedhjet, Laura Pula ka treguar se çka do të ndodhë me personat që e fotografojnë votën.

“Çdo person qe fotografon votën në Qendrën e Votimit do të arrestohet menjëherë”, u shprehë ajo në konferencë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt. Fushata zgjedhore e subjekteve politike, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të zgjasë prej 3 shkurtit e deri më 12 shkurt. Në garën për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës, do të garojnë 28 subjekte politike me mbi 1.000 kandidatë për deputetë.