Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u shpreh i bindur se partia e tij do të fitojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se sa më afër 14 shkurtit, aq më teper po skuqen sheshet.
“Sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend. Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt, kishin dalur për të shprehur përkrahjen për listën tonë. Me pjesëmarrje masive, do të sigurojmë që kjo ditë të mbahet mend si data kur ka ndodhë vala e madhe e ndryshimit të vërtetë“, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend. Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt, kishin dalur për të shprehur përkrahjen për listën tonë.
Me pjesëmarrje masive, do të sigurojmë që kjo ditë të mbahet mend si data kur ka ndodhë vala e madhe e ndryshimit të vërtetë.