Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë që gjuha e urrejtjes së Serbisë ndaj shqiptarëve, ka mbizotëruar gjatë tërë historisë.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë që vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd, për ta refuzuar dënimin e gjuhës së ministrit të Brendshëm Alekandër Vulin, është një njollë të zezë në qeverisjen e serbëve.
“Urrejtja e serbëve ndaj popullit tonë e cila po sponzorohet nga shteti ka qenë mbizotërues gjatë historisë”.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës për ta miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është edhe një njollë tjetër në historinë e qeverisjes së tyre. Kjo duhet tua hap sytë atyre që shpresuan që Serbia do të përmirësohej”, shkroi Osmani në Twitter.
State-sponsored Serbian hatred towards our people has been prevalent throughout our history. Today’s court decision to endorse racism against Albanians is another stain on their government’s abysmal record. This should be an eye-opener for all who hoped for Serbia to do better.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 9, 2021