Pesë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, e ka konfirmuar lajmin dhe ka njoftuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
Po ashtu, Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
“Sot rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në magjistralen Ferizaj-Kaçanik. Në këtë rast janë lënduar pesë persona ku pas dhënies së ndihmës së parë në Spitalin e Ferizajt, janë liruar për shtëpi”, tha Gashi.