Haki Morina garon për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit, në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Morina, i cili vjen nga Komuna e Klinës, njihet si një veprimtar i çështjes kombëtare dhe gëzon respekt e përkrahje gjithandej, shkruan Fokusi.info.
Përmes një postimi të bërë në FB, ai ka treguar rreth biografisë së tij, derisa ka dhënë arsyet e tij se pse duhet ta votojnë atë dhe PDK-në.
Ky është postimi i tij i plotë:
PËR ATA QË VIJNË
Para shumë vite kam punuar shumë për “Zërin e Kosovës”, sot kërkoj të punoj për Kosovën duke qënë i Zëri i Diaspores në Parlamentin e Kosovës.
Vota juaj, është mbështeja juaj e mjaftushme qe unë më kolgët e mi të kem mundësi të bëjmë vepra qe do të ndikojnë për zhvillimin më të shpejtë dhe më të mirë të vendit tonë!
I vetdijshëm për rrethanat politike e kombëtare, si njohës dhe personazh i tyre, them se ka shumë punë të mira qe janë bërë, por ka nevojë shumë qe ato të rriten, andaj kam qënë, jam dhe do jem zë i arsyshëm i rrethanave, qoftë edhe atëherë kur vihet në pyetje fati im, vetëm për suksesin kolektiv.
Ju ftoj të bashkangjiteni me konceptin zhvillimor të PDK-së, dhe idenë e rimëkëmbjes, qëllimi ynë do jetë puna për ata që vijnë!
Numri im në listë do të jetë 85!
#Rimëkëmbje PDK134
Faleminderit të gjithëve qe më besuat që të jem më afër jush!