Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:50, në Yzberisht.
Një person dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.
Bëhet fjalë për L.M., rreth 30 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.