NISMA: Nuk përjashtojmë mundësinë e një koalicioni me LDK-në

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës në detyrë Albulena Balaj Halimaj nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes partisë ku aderon, NISMA dhe LDK-së.

Halimaj theksoi se NISMA mund të bëjë koalicion me parti, të cilat kanë interes të mbrojnë vendin.

“Ne kemi qenë partnerë me ta edhe më herët dhe do të jemi partnerë me secilin që ka interes të mbrojë vendin”, u shpreh ajo në Euronews Albania.

“Secili subjekt politik që hyn në zgjedhje do të këtë program dhe ju garantoj që programi i secilit subjekt politik edhe në Kosovë, do të jetë i njëjtë për shkak të buxhetit që ekziston. Ne nuk mund të bëjnë program me miliarda se aq e kemi buxhetin”, shtoi ajo më tej.

Zv.kryeministrja theksoi se nuk është bërë asnjë diskutim për koalicion me AAK-në, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nuk kemi qenë bashkë për t’u ndarë. Nuk kemi pasur as nuk kemi diskutuar për një koalicion me AAK, por vetëm me PDK-në”, tha ajo më tej.

Sa i përket mos-certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë, ajo nënvizoi se vendimi i KQZ-së ishte politik.

“Ne e kemi respektuar secilin vendim dhe kemi bërë edhe ankesë. Kemi parë që kandidatët tonë nuk kanë bërë vepra që aq të rënda. Ne mund të themi që vendimi i KQZ-së është politik”, përfundoi ajo.

Në prag të ditës së zgjedhjeve për rundin e dytë në Prizren, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë thirrje për mobilizim të plotë të strukturave dhe mbështetësve të saj, në përkrahje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK. “Nesër është dita vendimtare për ta dëshmuar angazhimin tonë në kuadër të marrëveshjes së bashkëqeverisjes LDK–PDK, dhe për ta mbështetur z. Totaj për kryetar të Prizrenit,” thuhet në njoftimin e LDK-së. Subjekti ka kërkuar nga të gjitha strukturat që të jenë të pranishme dhe aktive gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve. “Ju lusim që gjatë ditës së nesërme të aktivizoheni maksimalisht, të kontaktoni kryesitë e nëndegëve dhe përkrahësit tanë, dhe të sigurohemi që çdo votë e jona të jetë e pranishme dhe e numëruar,” theksohet në njoftim. Në fund, LDK ka përcjellë një mesazh të qartë për unitet dhe bashkëpunim: “Ky është momenti për angazhim dhe për fitore të përbashkët. Fitore✌️”