Ilir Shaqiri dhe Osman Kelmendi e kanë publikuar këngën për heroin Qerim Kelmendi, e cila titullohet “Shpirtmadhi ynë”.
Tekstshkruas i këngës është Adem Gashi, kompozitor Edmond Zhulali kurse videoeditues Redmedia.
Qerim Kelmendi ishte njëri nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, derisa është vrarë në një pritë në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës më 27 shkurt të vitit 2020. Ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” të ndjerin Qerim Kelmendi.
https://youtu.be/9lq_-8fxxDU