Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka folur për deklaratat e u.d. të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Ai ka thënë se deklarata të tilla janë të patolerueshme.
“Nëse një deklaratë të tillë si Vjosa Osmani, do ta thoshte dikush nga PDK-ja, besoni se Lëvizja Vetëvendosje do të vërshonte në akuza e protesta”, ka thënë Hoxha në Kanal10.
Ndryshe, ndaj Vjosa Osmanit ka pasur reagime të shumta pasi që ajo paralajmëroi veprime ndaj KQZ-së shkaku i ngjarjeve të djeshme ku nuk u certifikuan listat me kandidatët e VV-së, AAK-së dhe Nismës.