Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se BE-ja duhet t’i reagojë urgjentisht Beogradit për pezullimin e adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi.
Von Cramon ka replikuar në “Twitter” postimin e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi pasi që ky i fundit ka thënë se pezullimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është sistematike.
“Ky është një problem i madh dhe duhet të adresohet urgjentisht në Beograd nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, Emisari Special Miroslav Lajçak dhe Komisioneri Oliver Varhelyi”, ka shkruar Von Cramon.
That’s a huge problem and needs to be urgently addressed in #Belgrade by the #HRVP @JosepBorrellF @MiroslavLajcak and @OliverVarhelyi Absolutely correct https://t.co/mugJQkhbZc
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) January 16, 2021