Menu Close

Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e trajtimit të shtesave në paga për këshilltarët politikë dhe stafin mbështetës të ministrave, duke e krahasuar këtë me vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen pjesëtarët e Policisë së Kosovës për t’i realizuar kompensimet që u takojnë me ligj.

Në një deklarim në parlament, ai tha se Qeveria po ndan shtesa prej 30 për qind për këshilltarët politikë, shoferët dhe asistentët e ministrave, ndërsa policët detyrohen t’i drejtohen Gjykatës për të marrë kompensimet e tyre.

Ramadani i cilësoi personat që përfitojnë nga këto shtesa si aktivistë politikë të emëruar në pozita nga ministrat.

“Këshilltarëve politikë u japin 30% pagë shtesë, ndërsa policët duhet me i nxjerr përmes Gjykatave!”, ishte mesazhi i Ramadanit në Kuvend.

 

Related Posts