Menu Close

Ligji për Specialen mbetet në fund të seancës, Haxhiu s’e pranoi kërkesën e PDK-së

Në seancën e sotme parlamentare, me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, kuvendi e ka miratuar futjen në rendin e ditës Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Para se të hidhej në votim, u.d kryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, kërkoi që kjo pikë të radhitet në rend të ditës menjëherë pas pyetjeve parlamentare, ose, pas marrëveshjeve ndërkombëtare.

Megjithatë, kryetarja e Kuvendi, Albulena Haxhiu, e kundërshtoi këtë kërkesë të Çitakut, duke thënë se kërkesa për Ligjin për Specialen do radhitet në fund të rendit të paraparë të ditës.

Advertisement
Ndryshe më poshtë është rendi i plotë i ditës së sotme ku përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, janë edhe shqyrtimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Dhe, se, në rend dite si pikë e 9 dhe e 10, janë edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; dhe, mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Advertisement
Rendi i plotë i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës;

3. Pyetjet parlamentare;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim;

5. Shqyrtimi i Projektligjit 11/L-025 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar;

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-026 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale;

7.Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-027 për Ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës;

8. Propozim-Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026;

9. Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike;

10. Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Related Posts