Thaçi: Me dhimbje kujtojmë sulmet terroriste në ShBA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar sulmin terrorist në SHBA më 11 shtator të 2001.

Ai ka thënë se me dhimbje e kujton 11 shtatorin e vitit 2001.

“Me shumë dhimbje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, ku nga sulmet terroriste në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe në Pentagon humbën jetën mijëra civilë të pafajshëm nga SHBA-ja dhe vende të ndryshme të botës. Por, po ashtu, kujtojmë edhe heroizmin e udhëtarëve në aeroplanin e United Airlines, që parandaluan një goditje tjetër terroriste duke sakrifikuar jetën e tyre me rrëzimin e këtij aeroplani në shtetin e Pensilvanisë. Në kundërpërgjigje ndaj këtyre akteve terroriste, nën udhëheqjen e SHBA-së më pas u krijua fronti global kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ku kontribut të madh ka dhënë edhe shteti ynë”, shkruan Thaçi.

Ai ka shkruar edhe se Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Kosova mbetet e përkushtuar në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit kurdo që cenohen vlerat tona të përbashkëta. Sot, sikurse edhe më 11 shtator 2001, ne ndajmë dhimbjen me popullin amerikan.

Populli i Kosovës ?? dhe populli amerikan ?? janë të lidhur ngushtë me miqësi të përjetshme dhe u jemi mirënjohës përherë për mbështetjen e dhënë në ditët më të vështira për ne. HTH ?”, ka shkruar Thaçi.