Komuna e Mitrovicës e anulon vendimin që e diela të jetë pushim për të gjitha bizneset

Komuna e Mitrovicës ka vendosur që ta anulojë vendimin që bizneset të kenë ditë pushimi të dielën.

Kjo ka ardhur pas kërkesës së 56 bizneseve, të cilat kanë kërkuar anulimin e këtij vendimi. Si arsye për këtë, biznezet e kanë përmendur edhe situatën me pandeminë.

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se ky vendim do të hyjë në fuqi nga kjo e diel.

“Pas shqyrtimit të kërkesave së pesëdhjetë e gjashtë bizneseve, për caktimin e ditës së diel pushim, kryetari Bahtiri duke marrë parasysh kërkesën e tyre dhe gjendjen pandemike në vend, vendos për rikthimin e vendimit, që e diela të jetë pushim. Vërejtje: ky vendim hynë në fuqi duke filluar nga, diela e parë e këtij muaji përkatësisht nga data 23.08.2020”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.